Tea Banner

Përmbatja e termave dhe kushtet e përdorimit

 

Privatësia juaj ka shumë rëndësi për ne. Agjencia Kombëtare e Turizmit (“Agjencia Kombëtare e Turizmit”, “ne”, “ neve”, “e jona”) ka vendosur disa parime themelore të reja:

 

Nuk ju kërkojmë informacion personal nëse nuk është vërtetë e nevojshme. (Nuk i honepsim dot ato shërbime që ju kërkojnë detaje të tilla si gjinia ose niveli i të ardhurave pa kurrfarë arsyeje).

Informacionet tuaja personale nuk i ndajmë me kurrkënd, përveç se kur duhet të përmbushim ligjin, të zhvillojmë apo operojmë produkte ose shërbime, apo të mbrojmë të drejtat tona.

Informacionet tuaja personale nuk i ruajmë as në serverat tanë të brendshëm, as në servera të jashtëm që i përkasin ofruesve të shërbimeve si palë të treta, të cilët i përdorim për të ofruar shërbimet tona bazë, përveç se kur kërkohet për ofrimin e pandërprerë të një prej shërbimeve tona.

Nëpërmjet rrjetëzimit tonë social dhe aplikacioneve telefonike, synojmë t’ju ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur që të kontrolloni atë çka është e dukshme për publikun, atë që mund të gjendet nga motorët e kërkimit, atë që mbahet private dhe atë që fshihet përgjithmonë.

Politika jonë e privatësisë (“Politika e Privatësisë”), të cilën e gjeni më poshtë, ka këto qëllime:

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka hedhur në treg një aplikacion telefonik Tourism Events of Albania (TEA) (“Aplikacioni”). Agjencia Kombëtare e Turizmit ndjek si politikë respektimin e privatësisë (“suaj”) së përdoruesve të Aplikacionit lidhur me informacionet që mblidhen përmes Aplikacionit.

 

Informacionet Identifikuese Jopersonale

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit mbledh, ose vetë, ose përmes ofruesve të shërbimit si palë të treta, ato informacione identifikuese jopersonale që vihen zakonisht në dispozicion përmes aplikacioneve telefonike, të tilla si lloji i pajisjes ku është po përdoret Aplikacioni, sistemi operativ, vendndodhja dhe statistika të pakategorizuara për përdoruesit. Për shembull, Agjencia Kombëtare e Turizmit mund të monitorojë veçoritë më të përdorura të Aplikacionit. Agjencia Kombëtare e Turizmit mbledh informacione identifikuese jopersonale me qëllim që të kuptojë më mirë se si përdoruesit e përdorin Aplikacionin. Agjencia Kombëtare e Turizmit mund të publikojë herë pas here informacione identifikuese jopersonale në formë të pakategorizuar, p.sh duke publikuar ose duke i vënë në dispozicion palëve të treta raportin e tendencave lidhur me përdorimin e Aplikacionit ose të aplikacioneve të tjera telefonike që përfshin Aplikacioni.

 

Informacionet Identifikuese Personale

 

Disa përdorues të Agjencia Kombëtare e Turizmit zgjedhin të ndërveprojnë me Agjencia Kombëtare e Turizmit në mënyra të tilla që i kërkojnë kësaj të fundit të mbledhë informacione identifikuese personale. Sasia dhe llojet e informacioneve që mbledh Agjencia Kombëtare e Turizmit varen pikërisht nga natyra e ndërveprimit. Për shembull, përdoruesve që hyjnë në një rrjet të caktuar social përmes Aplikacionit u kërkojmë që të japin emrin e përdoruesit dhe adresën e emailit. Atyre që bëjnë transaksione me Agjencia Kombëtare e Turizmit u kërkohet të japin informacione identifikuese personale shtesë, duke përfshirë, sipas nevojës, emrin dhe mbiemrin, adresën, numrin e telefonit dhe të dhëna të tjera si informacione financiare të nevojshme për realizimin e këtyre transaksioneve. Në të gjitha rastet, Agjencia Kombëtare e Turizmit i mbledh këto informacione vetëm për sa kohë shihet e nevojshme ose e përshtatshme, me qëllim që të ndërveprojë me përdoruesin. Agjencia Kombëtare e Turizmit nuk i ndan informacionet identifikuese personale, përveç atyre të përshkruara më poshtë. Në çdo rast, përdoruesit mund të refuzojnë të japin informacione identifikuese personale, me kusht që të mos pengohet angazhimi i tyre në disa aktivitete të caktuara që lidhen me Aplikacionin. 

 

Ndarja e Informacioneve Identifikuese Personale

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit i ndan informacionet identifikuese personale vetëm me punonjësit, kontraktorët dhe organizatat partnere (i) që duhet t’i kenë ato informacione për t’i përpunuar në emër të Agjencia Kombëtare e Turizmit ose për të ofruar shërbimet e disponueshme përmes Aplikacionit dhe (ii) që kanë rënë dakord të mos ua bëjnë të ditur të tjerëve. Për shembull, Agjencia Kombëtare e Turizmit përdor palë të treta si shitës dhe partnerë hostimi, të cilët mundësojnë pajisjet dhe programet kompjuterike, rrjetëzimin, ruajtjen e të dhënave dhe teknologjinë përkatëse të nevojshme për të ofruar shërbimet e disponueshme përmes Aplikacionit. Disa prej punonjësve, kontraktorëve dhe organizatave partnere mund të ndodhen jashtë vendit. Agjencia Kombëtare e Turizmit nuk ia jep me qira dhe nuk ia shet askujt informacionet identifikuese personale. Përveç punonjësve, kontraktorëve dhe organizatave partnere të përshkruara më lart, Agjencia Kombëtare e Turizmit ia vë në dispozicion informacionet identifikuese personale palëve të treta dhe publikut të gjerë vetëm kur kërkohet me ligj, ose kur gjykon në mirëbesim se kjo vënie në dispozicion është e nevojshme për të mbrojtur pronën ose të drejtat e Agjencia Kombëtare e Turizmit.

 

Përdorimi i adresave të emailit dhe njoftimeve të çastit

 

Nëse e keni dhënë adresën tuaj të emailit në kuadër të përdorimit të Aplikacionit, Agjencia Kombëtare e Turizmit, në përputhje me ligjin e zbatueshëm, mund t’ju dërgojë herëpashere emaile për t’ju informuar rreth veçorive të reja, për t’ju kërkuar mendime, ose thjesht për t’ju përditësuar mbi atë që po ndodh në Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe me produktet tona. Zakonisht, për ta komunikuar këtë lloj informacioni, përdorim blogjet e produkteve tona të ndryshme, ndaj presim që këto lloje emailesh të jenë sa më të pakta.

 

Më pëlqimin tuaj, Agjencia Kombëtare e Turizmit mund t’ju dërgojë edhe njoftime të çastit ose paralajmërime në pajisjen ku po e përdorni Aplikacionin. Këto njoftime mund t’ju vijnë edhe kur nuk keni hyrë në Aplikacion, ose kur Aplikacioni nuk po përdoret në pajisje. Agjencia Kombëtare e Turizmit i përdor njoftimet e çastit për t’ju dërguar mesazhe lidhur me shërbimet e ofruara përmes Aplikacionit, ose për t’ju vënë në dispozicion informacione të përgjithshme rreth Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe produkteve të saj. Ju mund t’i çaktivizoni kurdo njoftimet e çastit te rregullimet e Aplikacionit ose të pajisjes.

 

Mbrojtja e Informacionit

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme për t’i mbrojtur informacionet tuaja identifikuese personale ndaj aksesit, përdorimit, humbjes ose shkatërrimit të paautorizuar.

 

Skedarët cookie

 

Cookie është një copëz informacioni që ruhet në serverin e kompjuterit ose pajisjes së përdoruesit, të cilën pajisja e përdoruesit ia dërgon sërish serverit sa herë që kthehet përdoruesi. Agjencia Kombëtare e Turizmit i përdor skedarët cookie në Aplikacion për t’ju kujtuar preferencat e përdoruesit dhe për t’ju vënë në dispozicion shërbimet e ofruara përmes Aplikacionit.

 

Mosmbajtje përgjegjësie për opsionin “Mos Gjurmo”

 

Gjatë përdorimit të aplikacionit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe asnjë palë e tretë nuk mbledh informacione identifikuese personale rreth veprimtarive tuaja online në faqet e internetit të palëve të treta ose në shërbime online. Prandaj, Aplikacioni nuk i përgjigjet sinjaleve “Mos Gjurmo” ose mekanizmave të tjera që ju lejojnë të zgjidhni nëse këto informacione do të mblidhen apo jo.

 

Kufizimi Moshor

 

Aplikacioni nuk është projektuar për fëmijë dhe si i tillë nuk duhet të vihet në dispozicion të fëmijëve nën 13 vjeç. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacionet personale të fëmijëve nën 13 vjeç. Nëse jeni nën 13 vjeç, mos e përdorni Aplikacionin ose mos na jepni informacione personale. Nëse informohemi se kemi mbledhur informacione të këtilla, do t’i fshijmë ato menjëherë. Nëse prindi apo kujdestari ligjor mëson ose vihet në dijeni se fëmija nën 13 vjeç po e përdor Aplikacionin, ose që po na jep informacione personale, ju lutemi të na kontaktoni në info@akt.gov.al.

 

Rishikimi dhe Ndryshimet e Informacioneve Identifikuese Personale

 

Në zbatim të zbatimit të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ju gëzoni të drejtën të kërkoni informacione rreth të dhënave personale të përpunuara nga Aplikacioni dhe ne kemi detyrimin t’ju përgjigjemi brenda 30 ditësh. Kërkesa duhet dërguar në këtë adresë emaili info@akt.gov.al. Agjencia Kombëtare e Turizmit do të marrë masat e nevojshme për t’ju identifikuar përpara se t’ju japë një kopje të informacionit.

 

Për informacione të mëtejshme rreth korrigjimit ose fshirjes së të dhënave tuaja personale, ose për të korrigjuar/fshirë të dhënat tuaja personale, ju lutemi të na kontaktoni në këtë adresë emaili info@akt.gov.al. Në përgjigje të kërkesës suaj, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka detyrimin ligjor të marrë masa për korrigjimin dhe fshirjen e mundshme të të dhënave tuaja personale brenda 30 ditësh. Krahas kërkesës së shkruar, mund të nevojitet edhe një kopje e dokumentit të vlefshëm të identifikimit.

 

Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

 

Ndonëse shumica e ndryshimeve kanë gjasë të jenë të vogla, Agjencia Kombëtare e Turizmit mund ta ndryshojë këtë Politikë Privatësie herë pas here, ne diskrecionin e vet të plotë. Ndryshimet e Politikës së Privatësisë do të hyjnë në fuqi që prej datës së publikimit të versionit të rishikuar në këtë faqe, ose do të jenë të aksesueshme përmes Aplikacionit në formën e njoftimit dhe do të gjejnë zbatim vetëm për mbledhjen, përdorimin dhe ndarjen e informacioneve pas kësaj date. Agjencia Kombëtare e Turizmit i nxit përdoruesit ta vizitojnë herë pas here këtë faqe për të parë ndryshimet e kësaj Politike Privatësie. Nëse keni llogari në Agjencia Kombëtare e Turizmit, duhet të shihni edhe panelin e kontrollit të rrjetit social për paralajmërime të mundshme rreth këtyre ndryshimeve.

 

Pranim

 

Duke e përdorur aplikacionin, ju e pranoni informacionin që ju jepet rreth mbledhjes, përdorimit dhe ndarjes së informacioneve që ju përkasin, sikurse përshkruhet në këtë Politikë Privatësie.

 

Data e Hyrjes në Fuqi

 

Data e hyrjes në fuqi të kësaj Politike Privatësie është 17.04.2024.